
Rikthehet të luhet futboll në Kupën e Republikës. Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e kthimit për turin eleminator të 1/16. Shumica e ekipeve kryesore kanë zgjidhur gjithçka në takimet vajtëse dhe sot presin të certifikojnë kaliminin për më tej.
Më poshtë ndeshjet (rezultatet e ndeshjeve të para) dhe oraret:
Grupi A
Sot 14:00
Partizani - Vora (3-0)
Nesër 14:00
Tirana - Shënkolli (0-0)
Teuta - Tërbuni (2-0)
Flamurtari - Veleçiku (2-3)
Kastrioti - Iliria (1-2)
Vllaznia - Burreli (1-0)
Besëlidhja - Korabi (1-2)
Dinamo - Erzeni (0-3)
Grupi B
Sot 14:00
Kukësi - Shkumbini (3-1)
Luftëtari - Turbina (1-0)
Nesër 14:00
Bylis - Pogradeci (4-0)
Skënderbeu - Devolli (4-1)
Laçi - Elbasani (0-0)
Kamza - Apolonia (0-3 *)
Besa - Egnatia (1-0)
Oriku - Lushnja (1-2)
*Apolonia fitoi në tavolinë, pasi Kamza nuk u paraqit