
Ndeshja e dytë e ditës së sotme është ajo mes Koresë së Jugut dhe Ganës në orën 14:00. Llogaritë në Grupin H janë akoma të hapura për të gjitha ekipet dhe aziatikët ndajnë vendin e dytë me Uruguain e cila do të luajë me Portugalinë në mbrëmje.
Gana ndodhet në fund me zero pikë ndaj dy ekipet do të provojnë gjithçka për të dalë fitues nga sfida. Ekipet kanë publikar formacionet zyrtare dhe Korea e Jugut do të ketë vëmendjen te ylli i Tottenham, Heung-Ming Son. Reparti defansiv është më i veçanti me digën e pesë Kim-ëve që ka për detyrë të largojë çdo rrezik nga prapavija.
Nga kampi afrikan, trajneri i Ganës ka vendosur një ekip më ofensiv se ndaj Portugalisë për të synuar me çdo kusht fitoren, Kudus do të jetë sërish pika kryesore e pasimeve.
Formacionet Zyrtare:
KOREA JUGUT (4-2-3-1) – Kim; Kim, Kim, Kim, Kim; Hwang, Jung; Kwon, Jeong, Son; Cho. Trajner: Paulo Bento
GANA (4-2-3-1) – Ati; Lamptey, Amartey, Salisu, Mensah; Partey, Samed; A. Ayew, Kudus, J. Ayew; Williams. Trajner: Otto Addo