Solli lavdinë në Shkodër në vitet ’70, Vllaznia nderon legjendën Çesk Ndoja
Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e futbollit shkodran, Çesk Ndoja feston sot ditëlindjen e 74-të dhe klubi Vllaznia me të cilët arriti lavdinë, i ka bërë një pritje të veçantë. Ndoja arriti të fitonte disa trofe të rëndësishëm me fanellën kuqeblu në vitet ’70 duke fituar edhe respektin e gjithë tifozëve shkodran.
“Klubi i Futbollit Vllaznia dhe ekipi i të rriturve të tij i kanë rezervuar sot një pritje të veçantë ish- futbollistit kuqeblu Çesk Ndoja. Pjestarët e tij i kanë dhuruar tortën e ditëlindjes së tij të 74-të dhe njëkohësisht edhe fanellën e ekipit për të cilin ka kontribuar për vite me rradhë,, të firmosur nga të gjithë pjestarët e ekipit aktual.
Një moment ky që i ka dhuruar shumë emocione pjestarit dinjitoz të Vllaznisë së viteve '70, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fitimin e disa trofeve.
Padyshim që edhe për klubin tonë është nder dhe kënaqësi të mirëpresim në rradhët tona dhe të nderojmë figurat e shquara të historisë së tij. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t'i urojmë jetë të gjatë e të lumtur Çesk Ndojës!”-shkruan klubi.