Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sokol Kushta çon në “qiellin e shtatë” Sylvinhon: Fituam Brojën, ju tregoi lojtarëve se pa sakrificë nuk luhet futboll në kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare luajti ndaj Suedisë një ndeshje majft pozitive, teksa për fat të keq u mposhtëm 1-0. Kuqezinjtë reaguan siç duhet pas humbjes me Kilin, teksa Sylvinho bëri disa ndryshime në formacion.

Lojtaret luftuan në fushë, ndërsa patën raste të pastra për të shënuar, por fatkeqësisht nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Të gjithë sytë ishin te Armando Broja, i cili me lojën e zhvilluar u mbylli gojën gjithë kritikëve.

Sokol Kushta ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-legjenda e kombëtares ngre në “qiellin e shtatë” trajnerin Sylvinho. Sipas tij braziliani na tregoi se di të ndryshojë situatën, teksa me skemën e re fituam Brojën dhe u tregoi lojtarëve se pa sakrifikuar nuk luhet futboll në kombëtare.

“Mbas dushit të ftohtë që kaloi Kombëtarja me Kilin, dje trajneri Sylvinho na tregoi se di të ndryshojë situatë… . Dje Kombëtarja dhe trajneri fituan Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha u la të kuptojë lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me kombëtaren shqiptar”, thuhet në postimin e Kushtës.

[caption id="attachment_731109" align="alignnone" width="745"]Postimi i Sokol Kushtes Postimi i Sokol Kushtes[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga