
Në Serinë B në Itali u luajtën sot disa takime. Në sfidën Palermo-Benevento luajti dhe mbrojtësi shqiptar i miqve Federik Veseli. Takimi u mbyll 1-1 dhe Veseli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77’ kur rezultati ishte 1-1.
Mbrojtësi i kombëtares luajti në këtë takim për 90 minuta. Ndërsa në sfidën Reggina-Brescia e mbyllur 1-2 për miqtë luajti dhe Emanuele Ndoji.
Mesfushori u fut në lojë për Brescian në minutën e 80 dhe u ndëshkua në minutën e 98 me karton të kuq. Megjithatë dalja e tij nga loja nuk solli ndryshim rezultati dhe Brescia mori një fitore të rëndësishme ndaj ekipit të Filipo Inzaghit.
Poll