Superiorja kthehet më 29 mars. 5 ndeshjet e programuara premtojnë spektakël, teksa për shkak të renditjes bëjnë që skuadra të përplasen me objektiva të ndryshëm.
Kështu Egnatia kryesuese çel siparin duke pritur Kukësin që mban vendin e fundit. Vllaznia e vendit të dytë ndërkohë luan më vonë kundër Erzenit të parafundit.
Tirana e vendit të pestë luan me Teutën e vendit të tetë. Java 29-të e Superiores mbyllet me dy takime më 30 mars. Fillimisht Laçi që mban vendin e shtatë, pret Partizanin të pozicionuar i treti.
Gjithçka mbyllet me ndeshjen mes Dinamos dhe Skënderbeut. Vendi i gjashtë dhe i katërt, që luajnë për një vend në “Final Four”. Kjo ndeshje mund të quhet e vetmja, që përplas dy klube me objektiva të njëjtë për pjesën e mbetur.
Java 29 e Superiores, sezoni 2023/24:
Egnatia-Kukësi, 29.03.2024, 15:00
Vllaznia-Erzeni, 29.03.2024, 19:00
Tirana-Teuta, 29.03.2024, 19:00
Laçi-Partizani, 30.03.2024, 15:00
Dinamo City-Skënderbeu, 30.03.2024, 18:00