Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skuadrat e Superiores ndezin “motorët”, zbulohet agjenda e javëve të 18, 19 dhe 20 (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadrat e Superiores ndezin “motorët”, zbulohet agjenda e

Abissnet Superiore do të zhvillojë të shtunë dhe të dielë ndeshjen e javës së 17-të të saj, por kur duhet edhe 2 ditë për t’u zhvilluar këto ndeshje, është zbuluar edhe kalendari se kur do të luhen 3 javët e ardhshme.

Mënjëherë pas fundjavës, për skuadrat e Superiores nuk ka fare pushim, pasi në mesjavë do të luhen llogaritë e javës së 18-të, e cila do të luhet në dy ditë. Ditën e mërkurë më 25 janar në fushë do të zbresin Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti, të cilët do të nisin në orën 13:00.

Ndërkohë nga an tjetër më 26, të enjten do të përballen Egnatia-Kukësi ora 13:00, Partizani-Teuta ora 16:00 dhe në orën 19:00 do të luhet dueli mes Erzent dhe Tiranës.

Nga krahu tjetër java e 19-të do të luhet përsëri në dy ditë, më 29 dhe 30 janar, për t’i lënë kështu më pas vendin javës së 20-të ku do të zhvillohet më 6-7 shkurt.

KALENDARI I ABISSNET SUPERIORE PËR JAVËT 18, 19 dhe 20:

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 18

E MËRKURË 25.01.2023

13:00 Bylis-Vllaznia

13:00 Laçi-Kastrioti

E ENJTE 26.01.2023

13:00 Egnatia-Kukësi

16:00 Partizani-Teuta

19:00 Erzeni-Tirana

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 19

E DIEL 29.01.2023

13:00 Kukësi-Tirana

13:00 Bylis-Kastrioti

E HËNË 30.01.2023

13:00 Laçi-Teuta

16:00 Partizani-Egnatia

16:00 Erzeni-Vllaznia

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 20

E HËNË 06.02.2023

13:00 Egnatia-Tirana

16:00 Partizani-Laçi

E MARTË 07.02.2023

13:00 Kastrioti-Erzeni

16:00 Vllaznia-Kukësi

16:00 Teuta-Bylis

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga