Skuadrat e Superiores prej ditësh vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, teksa do të rikthehen në fushë këtë javë. Ekipet përpos fokusit që po i japin merkartos së janarit dhe përforcimit të organikës, paralelisht po punohet shumë për të rikuperuar energjitë për dy fazat e mbetura të Superiores.
Gjithçka do të rinisë këtë javë, përkatësisht të premten, të shtunën dhe të dielën. 5 takime mjaft interesante janë në program, të cilat ngjallin edhe interesin e tifozëve.
Tirana do të udhëtojë në Durrës ku do të sfidohet me Dinamon në “Niko Dovana”, sfidë kjo që do të luhet të premten në orën 17:00. Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” dhe që starton në orën 13:30 ditën e shtunë. Po në këtë ditë do të luhet edhe përballja mes Partizanit, i cili do të presë Teutën në “Arenën e Demave” në orën 17:00.
Ndërkohë të dielën do të luhet dy takimet e fundit të kësaj jave. Fillimisht do të duelojnë Laçi dhe Erzeni në Kurbin, me sfidën që starton në orën 13:30, ndërsa do të ulë siparin dueli i Veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.
[caption id="attachment_718416" align="alignnone" width="687"] Ndeshjet e javes se 19-te[/caption]