
Vllaznia do të presë Bylisin për të zhvilluar mes tyre edhe ndeshjen e javës së 27-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet ditën e shtunë.
Kjo përballje sipas programit do të luhej më 1 prill duke nisur që nga ora 18:00, por tashmë ky orar ka ndryshaur dhe skuadrat do të duhet të zbresin në fushën e “Loro Boriçi” plot 3 orë më parë.
Sipos "oversport" bëhet me dije se ky takim do të startojë në orën 15:00. Nuk dihet akoma se cila është arsyeja e këtij ndryshimi. Gjithsesi shkodranët dhe ballshiotët do të synojnë 3 pikët për të dalë nga kriza e rezultateve negative në të cilën ndodhen.
Poll