Skuadra e Superiores thirrje tifozëve para duelit në Kupë: Mos harro, merr një fëmijë për dore e tregoi fanelën më të bukur në Shqipëri!
Shkruar nga NEWSPORT
Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen edhe ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e superiores do të kërkojnë fitoren për të mos i lënë asgjë rastësisë në takimin e dytë.
Bylisi do të vihet përballë Vllaznisë në “Adush Muça” ditën e martë duke nisur që nga ora 13:00. Një sfidë ku ballshiotët kërkojnë të hedhin prapa krahëve momentin jot ë mirë në kampionat dhe të synojnë fitoren ndaj kuqebluve.
Për këtë duel ballshiotët kërkojnë nga tifozëët që të jenë të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën e tyre, ndërsa bëjnë thirrjen e veçantë ndaj tyre.
“Mos harro, merr dhe një fëmijë për dore dhe tregoi fanelën më të bukur në Shqipëri. Forca Bylis", ka shkruar skuadra ballshiotë në rrjetet sociale.