
Etrit Berisha nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e para me Lazio-n, ndërsa zërat për largimin e tij janë shtuar. Madje, kanë gjetur dhe zëvendësin e tij. Bëhet fjalë për Padellin e Torinos, të cilin ia ka marrë vendin Joe Hart i ardhur nga Manchester United.
"Në orët e fundit të merkatos pritet që të largohet nga Lazio Etrit Berisha. Atë e kërkon Palermo, e cila ka shprehur dëshirën më parë, por në skenë ka dalë dhe Atalanta. Zikaltërit e dëshirojnë gardianin e kombëtares kuqezi, pasi mendojnë largimin e portierit të tyre, Marco Sportiello", shkruajnë së fundmi mediat italiane.
Poll