Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Lila: Nuk kemi një yll në skuadër, por ne kemi skuadër yll!

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Lila: Nuk kemi një yll në skuadër, por ne kemi skuadër

Andi Lila, i cili luajti ndeshjen që nga minuta e parë në fushë dha maksimumin duke dhënë kontributin e tij për një rezultat pozitiv me Francën. Ndërsa shprehet shumë i mërzitur për rezultatin, ai thotë se pika duhet të arrihej për tifozët.

"Jam shumë i mërzitur nga rezultati, jo nga loja. Nuk kemi një yll në skuadër që të bëjë diferencën, por ne jemi skuadër yll. Ne si shqiptar treguam se dimë të japim shpirtin në fushë dhe të bëhemi yll. Pësuam atë gol si "knock-out" në fund. Ndihem krenar për këtë skuadër sepse dhanë shpirtin në fushë. Duke ditur që Franca është ekip pretendent ne e mbajtëm në presion. Do mundohemi të rregullojmë gabimet që bëjmë. Vetëm për tifozët doja që të merrnim një barazim, sepse e meritonim. Lojtarët na bëjnë që të japim shpirtin në fushë. Faktikisht ndihemi krenar për tifozët dhe të gjithë shqiptarët. Do Zoti ndeshjen tjetër të kemi më shumë fat, sepse ai top që shkoi në shtyllë, duhet të shkonte në rrjetë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga