Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mici te Skënderebu, Takaj gjen zgjidhjen për ta marrë

Shkruar nga NEWSPORT
Mici te Skënderebu, Takaj gjen zgjidhjen për ta marrë

Gledi Mici është kthyer në një çështje të vërtetë në aksin "Kukës-Korçë". Lojtari i krahut të majtë është në kontratë me verilindorët, ndërsa i kontaktuar nga juglindorët dhe njëkohësisht kampionët në fuqi të vendit, ai ka shprehur dëshirën që t'iu bashkohet.

Nëse Kukësi pretendoi se do ta rikthente, lojtari nuk e ka bërë një gjë të tillë, teksa nuk iu është bashkuar në fazën përgatitore. Fieraku që luan në krahun e majtë të mbrojtjes dje është parë në Durrës, ku është ulur në kompleksin "Tropikal", që është pronë e Ardian Takajt, presidentit të Skënderbeut.

Mësohet se aty është zhvilluar biseda paraprake dhe lojtari ka rënë dakord për gjithçka, duke bërë edhe "pazarin" e fundit. Ndërsa burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se ai do të bashkohet me ekipin në Greqi.

Zgjidhja - Mici mund të quhet zyrtarisht i Skënderbeut, pasi Ardjan Takaj i ka dalë për zot kësaj situate. Përpos 35 mijë eurove që do të jepen për të marrë kartonin e tij. drejtuesit e Skënderbeut pritet që t'i ofrojnë lojtarë në formë huazimi Kukësit. Pra, shkëmbimi këtë herë nuk do të jetë vetëm monetar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga