
Skënderbeu do të luajë sot ndaj Kamzës në orwn 17:00 takimin e javës së njëmbëdhjetë të kampionatit në Superligë dhe si gjithmonë nuk mungon "numri 1" i klubit, presidenti Ardjan Takaj, i cili edhe këtë herë para ndeshjes do të zbresë në fushë për të karikuar ekipin e tij.
Mësohet se, Takaj është nisur që dje drejt Korçës së bashku me zv/presidentin Arlind Boshku dhe sot pritet t'i bashkohen edhe drejtues të tjerë të klubit.
Në mesditë, siç ndodh gjithmonë para çdo takimi, Ilir Daja mbledh të tijtë dhe ju bën një analizë, në këtë mbledhje pritet të jetë i pranishëm dhe presidenti Takaj i cili do t'iu japë këshillat e fundit të tijve, që konsistojnë në fitore, pasi vetëm kështu Skënderbeu mund të shkojë më shpejt drejt titullit kampion, atë që korçarët kanë deklaruar se duan që në fillim të kampionatit dhe kush më mirë mund ti karikojë këta të fundit veçse presidenti i klubit.