Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu nuk kthehet në Shqipëri, përgatitje në Turqi para sfidës kundër Kairat Almaty

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu nuk kthehet në Shqipëri, përgatitje në Turqi

Pas fitores 5-0 në Andorrë kundër Sant Julias, Skënderbeu siguroi kalimin për në turin e dytë eliminator të Europa League.

Në raundin e dytë, korçarët do të përballen me Kairat Almaty.

Një ndeshje e vështirë dhe që kërkon përqendrim maksimal nga ana e Skënderbeut.

Duke parë se nuk ka kohë për të humbur, klubi korçar ka vendosur që skuadra të mos kthehet në Shqipëri pas ndeshjes në Andorrë, por të akomodohet në Turqi, aty ku do të stërvitet për një javë.

Skënderbeu do të përgatitë në Turqi sfidën kundër Kairat, teksa objektivi është të kalohet me sukses një ekip që ka në përbërje të vet disa lojtarë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga