Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu nuk e shet plotësisht talentin Zeka, Takaj pakt fitimprurës me klubin e Lilës

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu nuk e shet plotësisht talentin Zeka, Takaj pakt

Agim Zeka ka firmosur për 4 vjet me skuadrën franceze të Lilë. 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e klubit korçar, ndërsa sulmuesi i talentuar do të ketë një shans të artë për të bërë një karrierë të shkëlqyer.

Kampionët e Superligës e dinë mirë një gjë të tillë dhe normalisht shpresojnë q ëish-futbollisti i tyre, vetëm 19 vjeç të ketë një të ardhme të ndritur.

Kjo jo vetëm për të mirën e lojtarit, por edhe për Skënderbeun, duke qenë se presidenti Takaj ka rënë dakord me drejtuesit e klubit të Lilës për të mbajtur në pronësi 20% të kartonit të Agim Zekës.

Pra, nëse sulmuesi i talentuar do të shitet sërish, Skënderbeu do të përfitojë 20% të shumës financiare.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga