Nënvlerësimet nuk kanë më vend për Hakan Calhanoglu, i cili ka mësuar nga eksperiencat e së kaluarës. Mesfushori i Turqisë deklaroi para mediave në konferencën për shtyp se ndeshja me Kosovën duhet trajtuar me seriozitetin e duhur pasi në "Fadil Vokrri", ndaj dhe në kampin e turqve do të bëhet gjithçka e mundur për të arritur tek kualifikimi në Kupën e Botës.
Mësimi që mori nga eleminimi në Champions, ku Interi u mposht dy herë përballë Bodo/Glimt ka ndryshuar totalisht pikëpamjen e mesfushorit për mënyrën se si duhet t'i qaset skuadrave në nivele të rëndësishme.
"Jemi vetëm një ndeshje larg Kupës së Botës. Nuk dua të nënvlerësoj asnjë pasi edhe më parë jam eleminuar me Interin nga Bodo/Glimt në Champions. Le të tregojmë jo vetëm cilësi por dhe zemrën në fushë", është shprehur Calhanoglu.
