Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu merr goditjen  e radhës, konfirmohet dënimi për Bajrman Jashanicën nga UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu merr goditjen  e radhës, konfirmohet dënimi

Bajram Jashanica ka qenë një ndër shumë çështjet e ndezura në kampin korçar, i cili vuan prej kohësh peshën e dënimeve. Çështja në CAS për titullin e vitit 2015-2016, pezullimi me 10 vjet nga Europa dhe gjoba 1 milion euro, kanë qenë disa nga problemet me të cilat është përplasur klubi.

Së fundmi mësohet se mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica është dënuar me dy vite nga Komisioni i Antidopingut në UEFA. Edhe pse klubi korçar nuk ka bërë asnjë reagim, burimet e fundit e konfirmojnë këtë gjë.

Skënderbeu është në pritje të apelimit dhe do  të bazohet në dy pistat kryesore për të bërë të mundur uljen e dënimit. Rigjykim duke u bazuar në testin B dhe kërkesa për të riparë dënimin e dhënë.

Kujtojmë që kjo situatë e krijuar me mbrojtësin erdhi pas përdorimit të një substance të quajtur predisolut  që është i ndaluar në listën antidoping të UEFA-s, por që nga Jashanica është përdorur para sfidës me Jang Bojsat në Europa League për shkak të një alergjie akute që rrezikonte shëndetin e lojtarit të Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga