Skënderbeu ka hyrë në merkaton e janarit me qëllime të qarta. Drejtuesit duan të përforcojnë organikën që të garojnë për titullin kampion në Kategorinë e Parë. Trajneri i ri, Ivan Gvozdenovic, po stërvit ekipin në minifazën përgatitore përpara fillimit të kampionatit. Deri tani, korçarët kanë njoftuar afrimet e Randy Dëumofur dhe Aginaldo Moraes por një tjetër pritet të vijë sëshpejti.
Drejtuesit janë pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Teutës, Hektor Idrizaj, i cili pritet të ndërrojë skuadër në këtë merkato. Ish-lojtari i Partizanit dhe Flamurtarit, kampion me durrsakët, do të jetë një përforcim mjaft cilësor për Skënderbeun që përfiton nga eksperienca e një lojtari të sprovuar në Superiore.
[caption id="attachment_675811" align="alignnone" width="293"] Hektor Idrizaj[/caption]