
Tirana fitoi në ndeshjen e javës së 3-të të Superiores përballë Skënderbeut. Në sfidë ne zhvilluar në “Selman Stermasi”, bardheblutë fituan 3-1 duke marrë një 3 pikësh të rëndësishëm.
Pas kësaj sfide, foli edhe Sulejman Starova në emisionin SKANER në MCN TV.
“Tirana mori një fitore të çmuar por edhe duke vuajtur. E siguroi fitoren në kohën shtesë. Skënderbeu e befasoi Tiranën që në fillim, me talentin e Superiores, Nikaj ata shënuan, por krijuan dhe rastin për 2-0.
Vendosja e mirë e Skënderbeut, bëri që Tirana të krijonte vetëm dy raste. Rashica dhe Nikaj e vunë në vështirësi Tiranën me kundërsulmet e tyre. Pastaj goli i Tiranës ishte meritë e Kainës por edhe e Përgjonit.
Në pjesën e dytë rreziku u Skënderbeut i ra, pas ndërrimit të dy sulmuesve. Tirana vuajti shumë dhe shtrëngoi dhëmbët, duke detyruar Skënderbeun të tërhiqej mbrapa. E përsëris që Tirana e mori fitoren 3-1 në kohën shtesë”, u shpreh Starova.