Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë atë kohë”, Edmond Lutaj flet për gjyqin me Flamurtarin: Më injoruan, nuk doja të largohesha nga skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
“Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë atë

Edmond Lutaj, ish-lojtari dhe trajneri i Flamurtarit disa sezone me parë në një intervistë për “Fan zone’, ka folur për largimin nga skuadra vlonjate. Gjyqi me klubin e Flamurtarit, por edhe të ardhmen e kësaj skuadra që duket drejt rënies nga Superliga këtë sezon. Sipas Lutajt, drejtuesit e klubit aktual duhet të largohen për t’i hapur rrugë investitorëve të rinj që duan të marrin klubin.

“Këtu në Suedi nuk ka pasur shumë kufizime. Situata e Jasir Asanit është pak e vështirë pasi i përfundon huazimi në fund të sezonit dhe nuk kam luajtur shumë në fushë. Fidan Alitin nuk e njoh, por vetëm Asanin pasi e kam ndjekur Partizanin sezonin e kaluar, por edhe kam folur me mikun tim Skënder Gega.

Atë sezon kur isha trajner në Vlorë, Gjika po mendohej të mbante klubin apo jo. Në sezonin 2012-2013, kur isha me pushime në Vlorë, kryetari i bashkisë më ofroi vendin e trajnerit dhe e pranova. Kishim disa probleme në finalizimin e golave dhe nuk doja të largohesha nga skuadra, por Gjika u nxitua pak.

Të gjithë trajnerët mund të hiqen, por kur largohesh duhet të flasësh me trajnerin. Unë doja të vazhdoja, dhe unë u injorova dhe u anashkalova e unë këtu nuk e toleroj. Duhet të uleshim të flisnim dhe gjërat mund të ishin ndryshe pasi edhe unë këtë doja.

Flamurtari është ekipi im i zemrës, por çdo skuadra që ia merr titullin në mënyrë të padrejt i vjen keq. Nëse Jemini nuk do ta kishte bërë atë gabim, do e kishte bërë dikush tjetër. Në atë kohë, Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë edhe pse kishin një ekip të mirë, por unë këtë e pashë vetë kur isha pjesë e Flamurtarit.

Kompania që ka marrë klubin nuk e ka marrë për futboll, por për çështje personale pasi asnjë prej drejtuesve nuk e ndjek në stadium skuadrën. Ata që kanë në dorë Flamurtarin tani duhet të largohen dhe të marrin përgjegjësin ekonomike pasi rrezikon edhe falimentin. Kam besim se Flamurtari do të ringrihet pasi është një qytet që biznesmen dhe qarkullon leku”.

Futbolli në Suedi? “Tani në Suedi, nuk ka filluar kampionati akoma, Kupa kishte plane që të fillonte. Klubet kanë pasur irritime me Institutin e shëndetit pasi janë ata që vendosin. Sot mund të ketë një përgjigje përsa i përketë futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga