
Skënderbeu i sezonit të ri nuk do të jetë thjeshtë për një shëtitje në elitën e futbollit tonë. Edhe pse në merkato është ndërhyrë jo me shifra të fryra, stafi teknik i ka studiuar me detaje lojtarët që ka zgjedhur të afrojë.
Nevoja për një sulmues tipik është emergjente. Megjithatë dhe këtë duket se në Korçë e kanë zgjedhur. Shtypi i shkruar raporton se bardhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me një sulmues brazilian.
Ai luan si "pykë" dhe është tipik 9-tsh në fazën ofensive. Te bardhekuqtë nuk kanë dashur të zbulojnë më shumë detaje, për t'ia lënë gjithçka fushës së blertë, pasi braziliani të mbërrijë dhe t'i bashkohet trajnerit Ivan Gvozdenoviç në stërvitje.
Poll