
Nga Skënderbeu nuk do largohet vetëm Bajram Jashanica por edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mesushorin Sabjen Lilaj, për të cilin kanë ardhur sinjalet e para. Kontrata e liderit të mesfushës te Skënderbeu përfundon në fund të sezonit, në këto kushte, klubi kërkon të mos e humbasë "yllin" e ekipit pa fituar asgjë.
Mësohet se ofertat për shërbimet lojtarit kanë ardhur nga disa klube nga Zvicra dhe Blegjika, emrat e të cilave ende nuk janë zbuluar pasi mbahen sekret nga klubi korçar.
Në rast se Lilaj largohet nga Skënderbeu, zëvendësuesi idela do të ishte Idriz Batha, i cili u konfirmua pak ditë më parë nga i ati i futbollistit që mund të kalonte ne Skënderbeu.
Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim për të kuptuar nëse Lilaj do largohet dhe nëse po, a do të jetë Batha zëvendësuesi ideal i liderit aktual të mesfushës.