
“Abissnet Superiore” do të luajë ditën e sotme ndeshjet e javës së 15-të, teksa do të zhvillohen dy takime mjaft interesante. Në orën 13:30 do të luhet Egnatia – Vllaznia në “Egnatia Arena”.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet Skënderbeu – Erzeni. Për këtë sfidë FSHF-ja ka vendosur për gjyqtarët. “Neësport.al” ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në Korçë.
Kryesor do të jetë Olsion Yzeiraj, teksa ndihmës të tij do të jenë Alfred Shkreta dhe Edlir Malo. Gjyqtar i katër do të jetë Sokol Bebja, teksa Var-i i është besuar Albert Dodas dhe në Avar është Mario Shazivari
Skënderbeu – Erzeni
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj(Patos)
Asistent 1: Alfred Shkreta(Tiranë)
Asistent 2: Edlir Malo(Lushnje)
Arbitër i 4: Sokol Bebja(Tiranë)
Var: Albert Doda(Tiranë)
Avar: Mario Shazivari(Tiranë)