
Skënderbeu luan sot ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Dinamos së Kievit. Të gjithë tifozët korçarë, por jo vetëm presin me padurim startimin e kësaj sfide, duke besuat te ekipi korçar se, mbrëmjen e sotme do arrijë të marrë një rezultat pozitiv në "Elbasan Arena".
Të njejtin mendim ndaj edhe presidenti i klubit, Ardjan Takaj, i cili ka grumbulluar të tijtë duke u folur për rëndësinë e kësaj sfide, ku dhe u ka konfirmuar prremion që lojtarët fitojnë në raste se marrin rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Mësohet se, premioj do të jetë e njëjtë, 100 mijë euro për fitore dhe 50 mijë euro për barazim. Kujtojmë që deri më tani, në fazën e e grupeve në Europa League, lojtarët e Skënderbeut kanë arritur të marrin 2 premio nga 50 mijë euro nga klubi pas dy barazimeve me Jang Bojsat dhe Partizanin e Beogradit.