
Largimi i Bajram Jashanicës nga Skënderbeu është thjesht çështje kohe. Në një kohë kur merkatoja e janarit është fare pranë, janë zbuluar disa detaje të reja lidhur me kushtet që ka vendosur klubi korçar për largimin e futbollistit.
Deri më tani ofetat që kanë mbërritur për shërbimet e lojtarit kanë qenë deri në 400 mijë dollarë, por janë refuzuar nga Skënderbeu. Që Jashanica të largohet nga korçarët është vendosur si kusht një shumë prej më shumë se 500 mijë eurosh dhe kontratë me kushte, këtu flitet për të ruajtur një pjesë të kartonit.
Deri më tani është folur që mundësitë më të mëdha janë që Jashanica të shkojë në Rusi, por gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë klub që do të plotësojë kushtet e vendosura nga drejtuesit e Skënderbeut.