
Skënderbu do të presë në Korçë Egnatian e Shpëtim Duros për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu.
Korçarët e Ivan Gvozdenovic do të tentojnë surprizën ndaj rrogozhinasve ditën e sotme, teksa nuk iu lejohen hapat fals. Nga ana tjetër Duro e di mjaft mirë se si fitoren në Korçë, pasi tek kjo e fundit ka kaluar vitet më të mira në karrierën e tij si trajner.
Si Duro ashtu edhe Gvozdenovic i kanë të qarta idetë se kë lojtarë do të hedhin në fushën e lojës. Korçarët vuajnë edhe disa mungesa, por tekniku do të hedhë në fushë më të mirët që ka në dispozicion.
Formacionet e mundshme:
Skënderbeu: Ruçi, Hysolli, Frashëri, Prençi, Zenullai, Lika, Liço, Ali, Pecani, Nikaj, Pusi. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
Egnatia: Sherri, Agbekpornu, Malota, Atanda, Lila, Musta, Fernando, Meçja, Zejnullai, Jackson, Duamena. Trajner: Shpëtim Duro.