Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-i i Milan nuk kursen lëvdatat për Igli Taren: Vendimtar, ka bërë një punë fantastike!

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i Milan nuk kursen lëvdatat për Igli Taren: Vendimtar, ka
Igli Tare

Cristian Brocchi ka folur së fundmi për gjendjen që po kalon Milani momentalisht. Mes shumë fjalëve, ish-mesfushori i “Djallit” ka lavdëruar edhe punën e drejtorit sportiv, Igli Tares.

Në fjalët e tij, Brocchi ka thënë se shqiptari Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë bërë një punë fantastike. 50-vjeçari ka theksuar se Igli Tare ka qenë vendimtar me lëvizjet që ka bërë në merkato.

“Allegri dhe Tare kanë bërë një punë fantastike: drejtori sportiv ka qenë vendimtar në çimentimin e grupit dhe në rikthimin e emocioneve te tifozët, si një rikthim në Ligën e Kampionëve. Atje duhet të jetë Milani”, është shprehur Brocchi.

Poll

Lexo gjithashtu