
Kategoria e Parë do të nisë sot javën e 17-të të saj me disa sfida shumë interesante, ku të gjitha do të luhen në orën 13:00.
Vëmendjen kryesore e merr supersfida e javës, Derbi i Myzeqesë mes Lushnjes dhe Apolonisë në “Roza Haxhiu”. Të dy ekipet po kalojnë një sezon të vështirë teksa gjenden në pjesë ne poshtme të renditjes duke garuar për mbijetesë.
Një tjetër sfidë e fortë është ajo mes Skënderbeut dhe Luzit në Korçë me vendasit që duan të vazhdojnë t’i bëjnë presion Dinamos në krye ndërsa kavajasit kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv pas rikthimit te fitorja në javën e fundit.
Sfidat e tjera janë ato mes Orikut dhe Burrelit, Tërbuni – Besëlidhja dhe Turbina – Korabi.
Poll