Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Skemën 3-5-2 e kam bërë që te Napoli ndërsa Conte tani e quan inovacion”, Reja: Dua një barazim 3-3

Shkruar nga NEWSPORT
“Skemën 3-5-2 e kam bërë që te Napoli ndërsa

Shqipëria do të përballet me Italinë ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania. Miqësorja e luksit pritet me shumë interes teksa biletat janë shitur të gjitha dhe në Air Albania, plot 22 mijë tifozë do të ndjekin supersfidën. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, foli trajneri Reja.

Ndeshja – Në një ndeshje të tillë përtej rezultati mua më intereson më shumë loja por këtë herë uroj që episodet të jenë në krahun tonë pasi në ndeshjet e fundit na kanë ndëshkuar. Kjo ndehsje me Italinë ka rëndësi shumë të madhe dhe duhet të treojmë që kjo skuadër po rritet dhe të tregojmë që po bëjmë hapa para. Më vjen keq që disa lojtarë nuk janë pasi nuk janë lejuar nga klubet e tyre mirëpo kemi disa lojtarë të rinj që kanë bërë mirë në miqësoret e fudnit dhe shpresoj që do të tregojnë gjithcka në fushë për të rrëmbyer mundësinë e të tregojnë vlerat e tyre.

Skema dhe risitë ndaj Italisë – Lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës do të japin 100% dhe unë kam besim tek ata. Moduli do të jetë i njëjti pasi na jep garanci dhe siguri. Gjatë ndeshjes mund të ndryshojmë pasi i kemi lotarët por unë nuk shoh arsye për të ndryshuar. Formacioni mbetet për t’u parë pasi kemi shumë mungesa që do doja t’i kisha si Gjimshiti, Cikalleshi e të tjerë. Duke shtuar dicka për modulin, e kam bërë edhe te Napoli me 3-5-2 duke pasur sukses ndërkohë që tani e përdorin Conte dhe Mancini duke u quajtur inovator ndërsa mua më thonin që nuk funksionon mirë skuadra. Me këtë rreshtim kam pasur rezultate të mira dikur dhe kam ikur larg. I kam bërë komplimenta Mancinit pasi ka gjetur ekuilibrin e duhur ekipi ashtu sic e kemi gjetur edhe ne.

Ju vjen keq që Italia nuk është në Botëror? – Sigurisht që Mancini është duke punuar për të ardhmen. U zhgënjeva që Italia nuk u kualifiku për disa episode, përmend dy penallti të humbura. Italia nuk e meritonte të përfundonte jashtë por Mancini e meriton të qëndrojë dhe jam i bindur që do të bëjë një punë shumë të mirë. Po merr disa të ri të cilët ka mundësi t’i provojë edhe ndaj nesh. Kam dëgjuar për një të ri shumë të talentuar si Pafudni apo të tjerë si Fagioli që do të japin shumë për të ardhmen.

Bajrami dhe Asllani mund të jenë titullar të rëndësishëm edhe në eliminatore? – Sigurisht janë dy lojtarë që mund të luajnë bashkë, luajtën edhe me Izraelin dhe unë mendoj se mund të luajën shumë mirë si titullar me kombëtaren por kanë nevojë përmbështetje nga krahët. Bajrami është fantazist dhe shkon përpara ndërsa Asllani është më i tërhequr.

Italian kundër Italisë apo “shqiptar” kundër Italisë – Jam shumë i lidhur me Shqipërinë dhe e dua këtë vend por unë jam Italian dhe unë nesër nuk do të bëj tifo kundër Italisë. Dua të marrë një rezultat të mirë, një 3-3 që t’i dhuroi emocione tifozëve. Kur Duka më tha që do luajmë ndaj Italisë u emocionova shumë.

A rrezikojmë të bëjmë një figurë të mirë nëse Italia shfryhet nga mungesa e Botërorit? – Nesër unë pres një paraqitje të mirë më shumë sesa rezultati. Uroj të mos bëjmë një figurë të keqe. Djemtë janë bashkuar vetëm dje me grupin e kompletuar. Kemi mungesa por te lojtarët që kam ftuar kam shumë besim se do bëjnë një paraqitje shumë të mirë.

A është kjo ndeshje metri i duhur për të marrë konfirmime për rritje? – Besoj se kemi stimujt e duhur për të bërë një paraqitje shumë të mirë. Italia ka aftësi shumë të mira por besoj se ndeshja mund të na japi përgjigjje të duhura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga