
Teksa vëmendja e të gjithëve është përqëndruar në "Euro 2016", tek gjysmëfinalja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, në studion e Top-Channelit, gazetarët dhe analistët sportivë, duken t'ia kenë marrë këngës, pikërisht në emisionin "Le Rendez Vous". Në studio ndodhen ish-mesfushori i kombëtares Shqiptare, Ervin Skela, i cili ia ka nisur këngës së bashku me Elert Yzeirin dhe legjendën e Skënderbeut, Blendi Shkëmbi, duke u shoqëruar nga këngëtari Klajdi Haruni. Ndryshe nga herët e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë nga ata të flitet vetëm për futbollin, kësaj radhe kanë menduar të na servirin pak nga repertori i tyre i këngës. Shikoni videon e mëposhtme.
[video width="400" height="400" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/13642825_1001657089954814_800387034_n.mp4"][/video]