Shqipëria me të drejtë vote ka përzgjedhur më të mirët në çmimet “The Best”. Ceremonia e organizuar nga FIFA është mbyllur dje por jo diskutimet për të. Giani De Biasi ka votuar Gianilugi Buffon si më të mirin e vitit, kapiteni Ansi Agolli ka votuar Ronaldon ndërsa habia më e madhe vjen nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.
Me të drejtën e transmetimit ekskluziv të aktiviteteve zyrtare të FIFA-s, RTSH ka gjithashtu të drejtën e votës. Habia vjen për faktin se personazhi i përzgjedhur për të votuar nuk ka qenë një gazetare por një punonjëse e administratës. Dhurata Bejzade është anëtare e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin. Vota e saj mësohet të ketë shkuar për trajnerin Joakim Lev.
Dhurata Bejzade në këtë votim nuk ka zgjedhur vetëm si përfaqësuesja e RTSH-së por dhe si përfaqësuesja e medieve sportive. Një skandal më vete e gjithë kjo histori që ende nuk ka marrë një shpjegim zyrtar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.