
Lajmet e bujshme të ardhura nga Lojërat Olimpike Rio 2016 nuk kanë mbarim. Së fundmi një tjetër skandal ka plasur mes 2 notareve të Brazilit, shoqe skuadre në garat e hedhjes së sinkronizuar nga trampolina.
Ingrit Oliveira dhe Giovanna Pedroso kanë bërë sherr me njëra-tjetrën drejpërdrejt në transmetim televiziv pas dështimit në garë. Por sherri duket se nuk erdhi vetëm si pasojë e garës, pasi ai kishte filluar që para saj për punë... seksi.
Pedroso ka akuzuar Oliveirën se ka sjellë në dhomën e tyre në fshatin olimpik të dashurin e saj për të kaluar natën së bashku, duke e detyruar shoqen e dhomës të largohet gjatë natës për t'u akomoduar dikur tjetër.
Konfliktet e vazhdueshme mes notareve braziliane rezultuan më pas edhe në një dështim të papritur në garën ku u renditën të fundit.