Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Skandali/ Ministri ynë e refuzoi dy herë kërkesën e Majlindës për shtëtësi shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali/ Ministri ynë e refuzoi dy herë kërkesën e

Aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani, sjell në vëmendje faktin që në vitin 2008, atëhere kur ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte Ylli Pango, xhudistes Majlinda Kelmendi iu refuzua dy herë nënshtetësia shqiptare që ajo e kërkoi me ngulm. Por mbrëmë Kelmendi na bëri krenarë të gjithëve duke rrëmbyer medaljen e artë në Rio De Janeiro e duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

“Në 2008 shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë që duhej të firmoste relacionin u shpreh: "Majlinda Kelmendi s'është potencial per t'u bere ndonjë sportiste kulminante"! Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rruge informale, fal ngulmit dhe dëshires së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai "specialisti" i sportit po luan tavëll me ndonjë seli partie politike....Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!", ka qenë ky postimi i Arbër Çepanit në facebook-un e tij.

Tags:

RIO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga