
Situatat aspak të hijshme në basketboll vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë. Në finalen e dytë që Besëlidhja dhe Tirana e meshkujve zhvilluan me ndeshjen që përfundoi në favorin e lezhjanëve me shifrat 73-80, pasi edhe një situatë të tensionuar.
Skuadra e Besëlidhjes fitoi kështu sfidën e dytë përballë kryeqytetasve. Por ajo që mori vëmendjen në “Feti Borova” ishte një episode i ndodhur mes drejtoreshës të Tiranës dhe gjyqtarit të takimit.
Në fakt drejtoresha e kryeqytetasve, Debora Keci i hedh në kokë arbitrit fanelën e grisur të Tiranës, teksa të njëjtën gjë përsërit edhe trajnerin i bardhebluve, me ndeshjen që akoma nuk kishte përfunduar. Një gjest aspak i hijshëm për sportin shqiptar, teksa Federata Shqiptare e Basketbollit pritet të marrë një vendin mbi këtë episode.