Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skandali/ 31 faqe dokument nga UEFA, ja kush janë personazhet që përmendet për trukimin e ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT

Është zbuluar dokumenti zyrtar që fajëson Skënderbeun dhe nxjerr faktet që skuadra gjashtë herë kampione e vendit ka trukuar ndeshje në Shqipëri dhe jashtë saj. Duke nisur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode e deri te drejtuesit e kompanive të ndryshme të basteve, UEFA i përmend me emra njëri-pas tjetrit.

I pari që përmendet në listë është Ridvan Bode, ish-ministri i Financave, emri i të cilit përmendet për aferat për privatizimin e Skënderbeut dhe për ndërhyrjet që ai ka bërë asokohe me Dinamon dhe Shkumbinin që korçarët të shpalleshin kampionë.

Së dyti është emri i presidentit aktual, Ardjan Takaj, i cili përmendet për afërat e trukimit të ndeshjeve dhe ndërhyrjeve për të manipuluar rezultate së bashku me familjen e tij. Ndërsa nuk harrohet pa u përmendur dhe ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ku të dy këta personazhe kanë drejtuar ekipin gjatë periudhës kur janë trukuar shumë takime.

Ndërsa nuk lihen jashtë dhe emrat e kompanive të basteve si dhe pronarët e tyre, të cilët shihen fare qartë, duke iu përmendur dhe adresat e e-mailit në këtë dokument prej 31 faqesh, i cili detajon dhe fajëson skuadrën korçare si dhe drejtuesit e saj.

"Eurobest sh.a.", "Star Bet", "Top-Bast", "SBObet", "Baste Live", "Super Bast", janë emrat e kompanive që përmenden në këtë material.

kompanite takaj-bode

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga