
Humbja 3-1 nuk është kapërdirë mirë nga kombëtarja
U-21 e Turqisë, e cila ka hedhur akuza të rënda drejt drejtuesve të Federatës
Kosovare të Futbollit.
Siç shkruajnë mediat kosovare, stafi turk ka mbetur i pakënaqur me trajtimin e
bërë në Prishtinë, teksa janë ankuar në dyert e FFK-së edhe për dhunë fizike.
"Na
kanë qëlluar me grushta. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve" thotë zyrtari turk.
Episod që pritet të tërheq vëmendjen e UEFA-s, e cila shumë shpejt pritet të
nis hetimet dhe të marr masat për përgjegjësit.
Poll