
Kristjn Asllani dha intervistën e tij pas sfidës me Moldavinë, të fituar me rezultatin 2-0. Mesfushori u fut në minutën e 67’ dhe iu deshën vetëm 9 minuta për t’u bërë protagonist teksa dha asistin për golin e Bajramit. Në prononcimin e tij ai i vuri vulën edhe të ardhmes së tij te Interi.
“Po e prisnim këtë ndeshje, jemi të lumtur për 3 pikët dhe tifozët. Unë doja të isha nga minuta e parë sot, zgjedhjet i bën trajneri. Bare dhe Ramadani sot kanë bërë shumë mirë. Rëndësi kanë 3 pikët, i arritëm, për gjërat e tjera s’ka problem.
Jo nuk do qe më mirë një huazim te Interi. Jam rritur shumë duke mësuar nga Brozoviç dhe Çalhanoglu dhe nuk ka shanse që unë të largohem nga Interi”, u shpreh Asllani.
Poll