Dinamo dhe Teuta nuk kanë shumë kohë në dispozicion dhe në këtë mënyrë do të ketë më pak ditë për t’u stërvitur për sfidën e radhës. “Blutë” dhe “Djemtë e Detit” do të zbresin në fushë e lojës në mesjavë.
Ekipet do të duhet të sfidohen në kuadër të javës së 27-të, sfidës së prapambetur, e cila do të zhvillohet më 3 prill në orën 18:00. Një duel mjaft i rëndësishëm mes të dyja skuadrave që kërkojnë fitoren për të vazhduar me rezultatet pozitive.
Si Dinamo ashtu dhe Teuta vijnë pas fitoreve në javën e 29-të, ku triumfuan respektivisht ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Ekipi i Dritan Mehmeti synon fitoren në “Niko Dovana” për t’u ngjitur në “Final – Four”, teksa aktualisht janë vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të në klasifikim.
Ndërkohë nga krahu tjetër durrsakët e Edi Martinit pavarësisht se cilësohen si ekip mik, luajnë në shtëpi të tyre dhe kanë detyrim fitoren për të tentuar pse jo “Final – Four”. Aktualisht ndodhen në vendine 7-të me 34 pikë, 6 më pak se Skënderbeu i vendit të 4-të.