
Të hënën luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për Kategorinë Superiore. Takimi i Air Albania pritet me padurim nga tifozët, teksa emocionet sa vijnë e shtohen. Në Sport News në News 24 ishte i ftuar Tefik Osmani, drejtori sportiv i bardhebluve. Ai foli për tema të ndryshme si mundësia për kapacitetin e plotë të stadiumit për 90 minutëshin e zjarrtë, shanset për triumfin e anës blu të kryeqytetit, e shumë e shumë tema të tjera.
Osmani u shpreh se pavarësisht se skuadrat vijnë në momente të ndryshme, kjo nuk ka rëndësi, pasi derbi nuk ka favorit. Gjithashtu, drejtori i Tiranës tha se është planifikuar një takim i rëndësishëm, për të vendosur nëse do jetë "FULL" stadiumi apo jo të hënën. Diçka u tha edhe për prapaskenat e merkatos.
"Derbi? E veçantë është kur e përballon si futbollist. Si drejtor të kap ai emocioni që të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin. Kur kam qënë lojtar kam patur edhe miq të shumtë dhe ngacmoheshim. Kjo i jepte më shumë bukuri derbit. Derbi nuk ka favorit. Një derbi fitohet. Në fund, tifozët nuk duan t'ia dijnë. 5 ndeshje pa fitore? Nuk ka lidhje fare.
Kapaciteti i Air Albania- Kemi nxjerrë biletat në shitje me kapacitetin që na lejohet. Do kemi një takim ku mund të vendoset që stadiumi të jetë i hapur.
Tirana- Kemi qënë në moment të keq para takimit me Teutën. Kemi patur besim. Kam folur me profesorin. Pavarësisht mungesave, të gjithë ishin gati për zëvëndësimin. Dakordësinë e kemi marrë nga vetë lojtarët. Sa i përket fjalëve të trajnerit të Teutës, janë mendime të tijat. Ai 3 pikësh ka bërë që të harrojmë këtë situatë.
E nisëm sezonin me një fitore ndaj Korçës. Besimi u rrit pas fitores me Teutën.
Ilir Daja- Dua të flas për profesor Ilirin. Është një nga trajnerët më të mirë. Nuk besoj te kriza. Më intereson vetëm ekipi im. Nuk dua ta besoj se çfarë ndodh te kundërshtari.
Fansat- Dihet që tifozat tanë janë më të zjarrtët. Derbin duhet ta shijojmë.
Merkato- Në mëndjen time ka qënë gjithmonë ideja që trajneri duhet të vendosë. Ne si klub duhet t'i plotësojmë kërkesat trajnerit. Nuk ishte e lehtë të afrojmë këta lojtarë. Ka qënë e vështirë për t'i bindur, por falë meritës së Halilit, ia dolëm.
Merkato në dalje? Jemi klub i hapur. Kur vjen një ofertë, ne i themi që ka ardhur një ofertë. Kur e shikojmë se nuk është e mirë, bashkëpunimi vijon tutje. Ka ardhur ofertë e mirë përt Çelhakën. Nuk kishim shumë kohë. Ka folur me profesorin dhe ishim të mendimin se s'mund të marrim lojtarë. Duam të gjejmë një Çelhakë të ri.
Nuk mund të rri pa thënë se merita e madhe i takon njerëzve te Akademia. Ata na sugjerojnë lojtarë. Juve mund ta keni vënë re, por kemi emra si Gjumsi apo Kuka"- tha ai.