Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Situata e vështirë prej Coronavirusit, Gaz DEMI vë në dispozicion spitalin e tij (E ZBULON ZYRTARI I LARTË)

Shkruar nga NEWSPORT

Erion Braçe ka zbuluar se presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka vënë në dispozicion spitalin e tij (Amerikan 3) për të trajtuar rastet me virusin që ka paralizuar botën, “Covid 19”. Në një postim në rrjetet sociale, zëvendës kryeministri i bënte thirrje biznesmenëve të kontribuonin në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi ynë.

Ndërkohë një fans tenton ta zërë ngushtë, teksa i përmend kreun e klubit të kuq, Gaz Demin. Por, përgjigja e Braçes është e menjëhershme duke i treguar se çfarë ka bërë presidenti i Partizanit duke vënë në dispozicion spitalin që zotëron për trajtimin e personave të infektuarve me Coronavirus.

Gaz Demi, spitalin e tij e ka vënë në dispozicion. Aty është në pritje për çdo situatë. Kështu që gjuhën brenda se ndot”, shkruan Braçe i irriturar ndaj komentuesit.

Kujtojmë që prej 20 ditësh u diagnostifikua pacienti i parë me Coronavirus, i cili kishte pasur histori udhëtimi me Italinë. Tashmë numri i të prekurve ka arritur në 190 persona, ndërsa 31 vetë kanë arritur të shërohen. Bilanci i viktimave ka nisur të rritet ku deri më tani janë shënuar 10 viktima për shkak të këtij virusi që u identifikua për herë të parë në Ëuhan të Kinës në fillim të muajit dhjetor të 2019-tës.

Komenti i Erion Braçes
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga