Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E jashtëzakonshme/ Një tifoz me sindromën "Down" jeton me Tiranën, Muça dhe Bakaj i bëjnë gati një dhuratë speciale

Shkruar nga NEWSPORT

Te Tirana gjatë kohëve të fundit janë sensibilizuar me probleme dhe fenomene të ndryshme të jetës njerëzore. Futbollistë të ndryshëm kanë bërë bamirësi dhe kanë përkrahur nisma kundër sëmundjeve apo situatave aspak normale.

[caption id="attachment_30031" align="aligncenter" width="770"]muca mario Mario dhe Gentjan Muça[/caption]

Së fundmi situata është përqëndruar te djaloshi që quhet Mario, shumë nuk e njohin, por te Tirana ai është përditë njeriu kryesor në fushë. E duan të gjithë dhe e mbajnë afër, ndërsa i ndihmon për çdo gjë lojtarët dhe punëtorët e stadiumit. Ai është kthyer në një nga njerëzit më të dashur dhe më i afërt për klubin bardheblu, ndërsa ka tetë vite që qëndron pranë skuadrës.

Është afro 20 vjeç, i prekur nga sindroma "Down", gjë që nuk e lejon që të ndjehet si bashkëmoshatarët e tij, por ai ka përkrahjen e të gjithëve të Tirana, të cilët i japin ngrohtësi, duke kaluar një pjesë të ditës me ta. Ndoshta, një ditë pa Marion mund të duket dhe boshe për shumë te Tirana, pasi ai është bërë njeriu i shtëpisë bardheblu.

Kur Mario ka dalë në fushën e Tiranës, të gjithë e mbajnë mend si djali që nuk fliste dhe nuk kuptonte, por lojtarë dhe drejtues të ndryshëm e kanë afruar atë, duke i dhënë ngrohtësi dhe duke e angazhuar me punë të vogla, nëse mund t'i quajmë të tilla. Ai nisi të vrapojë, të flasë dhe të bëhet shok me disa lojtarë. Së fundmi ai mbledh topat që gjuajnë lojtarët, por edhe me dy prej tyre është bërë pothuajse mik.

[caption id="attachment_30033" align="aligncenter" width="937"]14101857_1114669505236543_1590915980_n Mario dhe Edvan Bakaj duke bërë "selfie"[/caption]

Bëhet fjalë për Gentjan Muçën dhe Edvan Bakajn, të cilët e mbajnë afër djaloshin me këtë sëmundje të rëndë. Muça dhe Bakaj kanë shkrepur foto me Marion, duke e bërë atë të ndihet mirë, por edhe e kanë ndihmuar në aspekte të tjera, duke e bërë që të ndihet si gjithë të tjerët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga