Koffi Ayivi
Koffi Ayivi është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Mbrojtësi 20-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Apoloninë, por mbetet kështu në Kategorinë e Parë.
Me klubin e ri, anësori i majtë nga Togo ka firmosur kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. Ndërkohë që njoftimin për këtë transferim, e ka bërë vetë klubi kavajas.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me anësorin e linjës së majtë Koffi Ayivi. Ai bashkohet me ne, për aventurën e re në futbollin shqiptar”, shkruan ndër të tjera klubi i Besës.
View this post on Instagram
Poll
