Djaloshi 20-vjeçar dha ndihmesën e tij për të kaluar Kukësin nga raundi i parë në të dytin e Europa League. Fal golit të tij në Nikshiq, Kukësi sot ndodhet në sfidën përballë Austrisë së Vjenës. Sfida e parë ka përfunduar me humbjen 1-0, por që kuksianët janë të bindur se në takimin e kthimit do të bëjnë më të mirën për t'u kualifikuar.
[caption id="attachment_13903" align="alignleft" width="164"] Prezantimi i Gurit te skuadra e Kukësit[/caption]
Guri ka bindjen se Kukësi do të jetë në raundin e tretë të Europa League, ndërsa ndihet i lumtur që me kontributin e dhënë ka ndihmuar skuadrën për atë që ka arritur deri sot. "Ndihem i lumtur që i kënaqa të gjithë të Kukësi, duke nisur me presidentin, trajnerët dhe lojtarët. Për arsye se kualifikova ekipin për ndeshjen e radhës, besoj te vetja se mund të jap më të mirën që ekipi të kualifikohet. Humbëm 1-0 në Vjenë, por presim ndeshjen e kthimit që të japim maksimumin. Kam bindjen se do të jetë si ndeshja me Rudarin".
Kundërshtari - "Ekip i madh, por vetëm pjesa e parë foli për ata. Sa e kuptuam edhe ne që ajo nuk është Austria e Vjenës. Po të luajmë si në ndeshjen e parë do të kemi shumë shanse të kualifikohemi. Duhet vetëm një gol, ai gol mund të na çojë në shtesë dhe mund të ndodhë çdo gjë".
Rezultati - "Shpresoj ta nis ndeshjen që nga minuta e parë, edhe pse ky është vendim i trajnerit që unë e vlerësoj shumë. Emini pati mungesë fati, pasi ai donte të shënonte. Në këtë ndeshje shpresojmë që të mos na mungojë fati. Po të kishim barazuar, do të ishim 90% të kualifikuar".
https://www.youtube.com/watch?v=Ep5rBYFm2Ks