
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë me kryetar Andi Lilën ka vijuar deklaratat në mbrojtje të futbollistëve, teksa së fundmi bashkëngjitur një videoje motivuese kërkojnë që futbollistët të mbrojnë karrierën e tyre. Vetëm një ditë më parë Sindikata I nisi kryeministrit Rama këkesë në lidhje me pagat dhe ndihmat ekonomike që duhet t ëmarrin futbollistët sin ë Superiore dhe në Kategoritë më poshtë. Ditën e sotme në postimin e dytë të bërë nga Sindikata, bëhet thirrje për bashkim e vetëm në këtë mënyrë nuk mund t’I nëpërkëmbnin.
Postimi i plotë:
“ Ti ndjekim këta kampion si shembuj
edhe jashtë fushës së blertë!
Komuniteti i futbollistëve duhet të jetë gjithmon i bashkuar,
vetëm në këtë mënyrë askush s'mund të na nëpërkëmbë!
Mbro karrierën tënde, mbro të ardhurat e tua, mbro familjen
tënde!”
Nisur nga deklaratat e fundit edhe të vetë kryetarit të Sindikatës, ngrihet pyetja se kush po i nëpërkëmbë? Me kë duhet të luftojnë futbollistët?!
https://www.instagram.com/tv/B-UAAglJla8/?utm_source=ig_web_copy_link