Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sinan Idrizi "i zhgënjyer" nga politika, FLAMURTARI më i qetë në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
Sinan Idrizi "i zhgënjyer" nga politika, FLAMURTARI më i

Flamurtari vijon përgatitjet për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Vlonjatët e drejtuar nga Luan Birçe do të udhëtojnë drejt Laçit, me një transfertë tejet delikate. Ekipi vijon të vuajë gjendjen e vështirë financiare, duke u renditur në fundin e tabelës së klasifikimit. Stafi teknik ka marrë një lajm të mirë, duke qenë se me grupin është bashkuar sulmuesi Xhevahir Sukaj. Shkodrani vuante nga një lëndim dhe pritet të nisë si titullar në funndjavë.

Një tjetër çështje që e ka zanafillën në Vlorë, është deklarata e administratorit Sinan Idrizi për ligjin e sportit. Ai deklaroi se ky ligj që sjell lehtësira për investitorët do të miratohej brenda datë 3 dhjetor, gjë që nuk ka ndodhur. Situata e rëndë pas tërmetit ka bërë që Idrizit të mos i dalë fjala, duke rrezikuar seriozisht që ai të largohet nga Flamurtari. Idrizi e ka bërë edhe më herët me dije se pa një ligj sporti, askush nuk mund t'i hedhë paratë në ajër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga