Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Teuta po "mahnit"  Superligën, SILVESTËR SHKALLA rrëfen çelsin e suksesit të durrsakëve, ofertat nga Partizani dhe Skënderbeu? :Tani jo...

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Teuta po "mahnit"  Superligën, SILVESTËR

Teuta këtë sezon është një nga ekipet, që po surprizon pozitivisht opinionin sportiv shqiptar. Në vendin e katërt me 29 pikë, skuadra ka të drejtë të ëndërrojë Europën dhe pse jo mos të ketë në mendje dhe kampionatin. Kur një grup bën mirë, padyshim që do të dalin në pah dhe lojtarët.

Një prej tyre është dhe Silvestër Shkalla, i cili këtë sezon po konfirmohet si titullar tek Teuta dhe duket se ka "fituar" zemrën e trajnerit, Bledi Shkëmbi.

Në një intervistë enkas për newsport. al, Shkalla ka rrëfyer çelsin e suksesit të këtij ekipi. Klimën që ekziston në dhomat e zhveshjes, madje është shprehur dhe për formën aktuale në spektrin personal.

Intervista e plotë:

-Ju deri tani keni bërë bërë një kampionat thuajse të plotë(12 ndeshje), si keni arritur të bindni trajnerin për të qenë në formacion?

Po është e vërtet deri më tani pothuajse kam bërë një kampionat të plot dhe ndeshje të plota. Padyshim që duke punuar në stërvitje, vetëm kjo arrin ta bindë trajnerin.

-Cila është marrëdhënia e lojtarëve me trajnerin, pasi është një nga faktorët që ndikon shumë në paraqitjet e ekipit?

Në ekip ka një marrëdhënie shumë të mirë mes trajnerit dhe lojtarëve. Kjo ndikon dhe në fushën e lojes. Madje ky është një faktor që kemi një ecuri të mirë deri në këtë fazë të kampionatit.

-Teuta po kalon një moment shumë të mirë në Superligë, cili mendoni se është çelsi i suksesit në skuadër?

Çelsi i suksesit është faktii që jemi të gjithë në një mendje. Futemi në fushën e lojës vetëm për të fituar dhe japim maksimumin. Padyshim që fryma e grupit në skuadër, është për tu vlerësuar shumë.

-A mendoni se ndeshjen kundër Partizanit meritonit ta fitonit dhe ku mendon se gabuat gjatë lojës?

Në ndeshjen me Partizanin, po luanim mirë dhe kishim raste për ta fituar takimin. Normalisht dhe fati na mungoi pak në rastet që dilnim para portës.

-Ndeshjen e ardhshme do të luani kundër Kastriotit, i trembeni terrenit të fushës së "Redi Malokut", pasi shumë ekipe kanë hasur vështirësi

Ndeshja e rradhës është nga më të vështirat për vetë faktin e fushës dhe të ekipit që kemi përballë, Kastriotit. Ekipet e vendit të fundit kërkojnë pikë dhe të krijojnë shumë vështirësi.

-Si e komentoni problemin e rrogave në Shqipëri? Po tek Teuta ka probleme të tilla?

Çdo ekip në Superligë ka problemet e rrogave dhe nga rezultatet e skuadrave varet dhe ajo. Tek Teuta s'ka pasur asnjë problem të tillë, çdo gjë ka qenë korrekte.

-Si janë marrëdhëniet mes lojtarëve në ekip, ju personalisht me cilin lojtar jeni më shumë afër?

Marrëdhëniet në ekip janë jashtëzakonisht të mira. Jemi si një familje dhe nuk jemi të ndarë në grupe. Kjo na ndihmon dhe në ecurinë e deritanishme.

-Në rast se do të kishit ndonjë ofertë nga klube si Partizani apo Skënderbeu, si do të vepronit, do e linit Teutën ?

Për momentin jam i fokusuar 100% tek Teuta. Po ecim shumë mirë dhe në qoftë se do të kem oferta do t'i marrë me shumë qetësi.

-Përtej profesionit, cilin ekip mbështesni jo vetëm në Superligë, por edhe në arenën ndërkombëtare?

Në arenën ndërkombëtare më pëlqejnë shumë anglezët e Chelsea-t, për mënyren sesi luajnë në grup dhe sakrifikojnë të gjithë bashkë./Marsel Alliaj/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga