
Humbja e Partizanit 0-2 kundër Tiranës është kryefjala e mbrëmjes së sotme në çdo medie. Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova janë të ftuar në emisionin "Skaner" në MCN TV. Të dy folën për të kuqtë, por në një moment pati edhe debat mes tyre. Starova kërkon t'i jepet kohë të kuqve sepse sipas tij janë në ndërtim e sipër. Kurse Duro thekson se në të njëjtat kushte është edhe Tirana që ka afruar lojtarë të rinj.
Debati:
Starova: Mos ta bëjmë tragjike. E kam thënë dhe më parë. Partizani është në ndërtim. Bravo i qoftë që kanë mbajtur vendin e parë duke u ndërtuar.
Duro: Po pse mer, skuadrat e tjera s'janë në ndërtim?
Starova: Më lër të flas, më lër. S'e kam mbaruar.
Duro: Flit shqip. E ke për moshën apo për futbollistë të ardhur tani? Për moshë, vetëm Buxhelaj është i ri.
Starova: Më lë pra ta mbaroj.
Duro: Po jo pra se dhe Tirana ka bërë 5-6 afrime nga sezoni i shkuar. Edhe Tirana është në ndërtim.