Masanga Matondo është larguar nga Partizani. Është vetë mesfushori i të kuqve që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar divorcin me 17 herë kampionët e vendit.
Edhe pse drejtuesit e kishin në plane, këmbëngulja e lojtarit për t’u larguar nga kryeqytetasit duket se ka sjellë edhe divorcin mes palëve. Ende nuk dihet destinacioni i ri i 23-vjeçarit me ofertat që nuk mungonin për të nga Turqia.
“Faleminderit për gjithçka tifozë të Partizani. Gjithmonë në zemrën time”, shkruhet në diçiturën e fotos së postuar nga vetë lojtari.
Kujtojmë që Matondo kishte dhe 1 vit kontratë me Partizanin. Megjithatë sot ka zgjedhur t’i japë fund bashkëpunimit me të kuqtë.
[caption id="attachment_696402" align="alignnone" width="763"] Postimi i Matondos[/caption]