
Vendi ynë është pushtuar ditët e fundit nga temperatuart e ulëta, teksa nuk mungojnë reshjet e shiut dhe të dëborës. Në vendet malore reshjet janë më të shumta dhe kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Por jo vetëm kaq, pasi për shkak të reshjeve të dëborës është shtyrë edhe ndeshja e Superiores mes Skënderbeut dhe Dinamos. Takim ky i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores dhe që do të luhej në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Burime për "Newsport.al" bëjnë me dije se zyrtarët e ndeshjes pasi kanë parë situatën me stadiumin nga afër kanë vendosur të shtyjnë për një moment të dytë këtë takim. Mbetet te presim për të mësuar se kur do të riluhet ky takim mes korçarëve dhe dinamovitëve.